Komuna Skenderaj me 3 kamionë më shumë për grumbullimin e mbeturinave

Sot është bërë pranimi i tre kamionëve për grumbullimin e mbeturinave, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës z.Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin z.Nuredin Lushtaku, drejtori i shërbimeve publike z.Gëzim Ejupi, drejtori i kompanisë regjionale “Uniteti” z.Gazmend Morina dhe bashkëpunëtorë tjerë.

Blerja e këtyre tre kamionëve është mundësuar nga participimi i komunës së Skenderajt, Giz-it Gjerman dhe kompanisë regjionale “Uniteti”.

Kryetari Jashari, ndër tjera theksoi:
“3 kamiona më shumë për grumbullimin e mbeturinave

Nga sot Skenderaj do të ketë kapacitete më të mëdha për grumbullimin e mbeturinave, falë angazhimit tonë të përbashkët për blerjen e tre kamionëve duke participuar së bashku komuna e Skenderajt, Giz-i Gjerman dhe kompania regjionale “Uniteti”.

Tani qytetarët tanë, do të kenë shërbime më të mira në grumbullimin e mbeturinave, poashtu kjo do të mundësojë edhe përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Faleminderit Giz-it Gjerman për përkrahjen e vazhdueshme në menaxhimin e mbeturinave.”/Lajme365

Image may contain: outdoor