Konferencë Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien dhe të Drejtat e Fëmijëve

Sot mbahet Konferenca Ndërkombëtare dedikuar “Shëndetit, Mirëqenies dhe të Drejtave të Fëmijëve”.

Konferenca është nismë e organizatës jo qeveritare Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) dhe këtë vit organizohet në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Ngjarja do të shërbejë edhe për lansimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve 2019-2023 në Republikën e Kosovës. Strategjia është dokumenti më i rëndësishëm i politikave gjithëpërfshirëse të të drejtave të fëmijëve, që mobilizon të gjitha institucionet përgjegjëse të investojnë në fëmijë, me vizionin se investimi në fëmijë është gjëja e duhur për tu bërë, në aspekt të planifikimit të politikave afatgjate, drejt përmirësimit të pozitës aktuale të shtetit dhe është investim ekonomik me vlera të mëdha në kthim, njofton Zyra e Kryeministrit.