Konfirmohen edhe 8 raste të reja me Coronavirus, shkon në 79 numri i pëërgjithshëm

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se sot në IKSHP janë analizaru 89 persona, ndërsa ta të gjitha testet kanë rezultuar pozitiv 8  persona.

Megjithatë sipas Ministrit Arben Vitia është një lajm i mirë. ”  Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. ” thuhet në njoftimin e Ministrit Vitia.

 

ky është njoftimi i plotë nga Ministri Vitia: 

Të dashur qytetarë,

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.👏👏👏

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor🙏

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!