Konfirmohen edhe dy raste të tjera me COVID-19 në Kosovë

Dy porsona kanë dalë pozitivë me coronavirus në Kosovë gjatë ditës së sotme, duke e quar në 88 numrin i të infektuarve.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësis Publike thuhe se gjatë ditës në Laboratorin  e Mikrobiologjisë  janë testuar gjithësejtë 108 mostra.

Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 108 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoVtë, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Nga data 08.02.2020 deri me 27.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 991 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tetëdhjetë e tetë (88) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.