Konfirmohen 9 viktima nga tërmeti që shkundi Shqipërinë nga Ministria e Mbrojtjes, ndërkohë që janë shpëtuar nga rrënojat 28 persona në Durrës dhe Thumanë, raporton ABC News.
Në total janë rreth 600 persona që kanë marrë ndihmë mjekësore në spitale si pasojë e tërmetit. 80 të shtruar ne QSUT nga plagët e shkaktuara
Në Fushë Krujë dhe Durrës FA nis ndërtimin e çadrave për strehimin e familjeve të dëmtuara. /ABC News/