Konfiskohen 11 krerë lopë në Pejë

Dogana e Pejës gjatë ditës së sotme ka konfiskuar 11 krerë lopë, pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale, raporton LAJME365.

Sipas burimeve të LAJME365,thuhet se 11 krerë lopë të cilat janë konfiskuar nga Dogana,  ndodhen të lidhura në oborrin e Stacionit të Policisë Kufitare në fshatin Radavc të Komunës së Pejës.

Lajme365 ka kontaktuar me Kapitenin e këtij stacioni policor, Asmir Zekiq, i cili për portalin tonë ka konfirmuar se këto kafshë janë të konfiskuara gjë kjo e vërtetuar edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e të cilat sipas tij, do të karantinohen deri në sekuestrim.
Ne kemi pyetur edhe se, nga kush kanë ardhur këto kafshë në këtë mënyrë, por që, Kapiteni ka thënë se nuk mund të thotë asgjë më tepër lidhur me këtë çështje./lajme365.com
LAJME365 ka siguruar edhe një video nga mbajtja e 11 krerë lopë të cilat janë të lidhura në oborrin e Stacionit të Policisë Kufitare në fshatin Radavc.