Konfiskohen 22 qese marihuanë, tre të arrestuar në Prizren

Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi që gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, tek ulësja e pasagjerit është gjetur dhe konfiskuar një qese plastike në të cilën kishte pasur njëzet e dy qese plastike të vogla me substancë të dyshuar për narkotik e llojit marihuanë me peshe 11.92 gram.

Lidhur me rastin është sekuestruar edhe një telefon Samsung. Me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa, i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.