Konfiskohen barnat pa banderolë në Pejë

Në Pejë janë konfiskuar 1724 lloje të ndryshme të barnave pa banderolë, njofton Policia e Kosovës. Ato janë konfiskuar pas kontrollit të kryer nga organet kompetente në disa barnatore.

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit në Pejë në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontrolluar disa barnatore ku kanë gjet dhe konfiskuar 1724 paketime të llojeve të ndryshme të barnave pa banderola. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe rasti mbetet nën hetime”, njofton Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.