Konfiskohen gati 7 kilogram kokainë në Jarinje

Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme në Beograd, në bashkëpunim me zyrtarët e policisë nga Departamenti i Policisë në Rashkë, kanë kapur 6.7 kilogramë kokainë të pastër në Jarinje dhe kanë arrestuar M. A. (1972), njofton MPB serbe.

Policia ka ndaluar një veturë Audi të drejtuar nga i dyshuari në vendkalimin Jarinje dhe gjatë kontrollit të automjetit me qenin e shërbimit, policët gjetën gjashtë pako me narkotikë në një bunker të bërë posaçërisht në veturë.

Dyshohet se M. A. e kishte marrë drogën në Shqipëri e cila ishte planifikuar për shitje të mëtejshme në territorin e Beogradit, pretendohet në kumtesën e MPB të Serbisë.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarje e paautorizuar të narkotikëve”./Insajderi.org.