Konfiskohen produkte me afat të skaduar në Skenderaj

Inspektorët e Komunës së Skenderajt, në kuadër të aktivitetit të tyre ditor, kanë kryer një kontroll rutinë në marketet e fshatit Polac të Komunës së Skenderajt, ku kanë hasur në gjëra ushqimore me afat të skaduar, përkatësisht në marketin “Ardi”.

Malli i identifikuar me afat të skaduar është konfiskuar dhe është bërë asgjësimi i tij.

Ndaj pronarit të marketit tek i cili janë gjetur artikuj me afat të skaduar, i është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Komuna e Skenderajt, bënë apel te pronarët e marketeve që shesin gjëra ushqimore, të jenë të kujdesshëm me produktet që shesin, kurse nga qytetarët kërkon bashkëpunim për të raportuar rastet e tilla.