Konfiskohet dhe asgjësohet mish i prishur në Drenas e Skenderaj

Në dy aksione të ndara të inspeksioneve të Komunës së Drenasit e të Skenderajit janë konfiskuar sasi e produkteve të mishit të transportuar në mënyrë ilegalte, përkatësisht janë asgjësuar 200 kg mish i prishur.

Zyra për Informim e Komunës së Drenasit ka bërë të ditur se inspektorët e Komunës së Drenasit, ne bashkëpunim me Policinë e Drenasit, të premten kanë konfiskuar produkte të mishit të cilat ishin duke u transportuar në mënyrë ilegale dhe në kushte jo adekuate e higjienike dhe pa dokumentacion të duhur të prejardhjes dhe transportit.

Image may contain: food

Me këtë rast, janë marr të gjitha masat ligjore ndaj transportuesit i cili ishte kombi-bus për transport të udhëtareve dhe kishte shfrytëzuar automjetin e tij në mënyrë ilegale për transport të produkteve ushqimore.

Ndërkaq, në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Skenderajit, është bërë inspektimi i një prej qendrave tregtare, ku është gjetur një sasi të madhe mish viçi i prishur, prej 184 kg, e vlefshme me 1 mijë e 199 euro, si dhe 43 kg mish pule i prishur.

Sipas raportit të Inspektorëve, sasia e mishit është gjetur tek Qendra Tregtare “Arjeta”, nga e cila është sekuestruar dhe është dërguar në vendin e sigurt ku edhe është asgjësuar.

Inspektorati i Komunës ka ndërmarrë masa konkrete ndaj rastit në fjalë, duke e gjobitur biznesin, konform dispozitave ligjore.

Image may contain: food