Konjufca: Nëse presidenti nuk cakton datën e zgjedhjeve, javën tjetër e shpërbëjmë Kuvendin

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për kohën se kur do të mbahen zgjedhet e parakohshme, duke cekur se Presidenti nuk i cakton ato por vetëm dëgjon vullnetin e partive.  

“Nëse Presidenti vazhdon me skenarin e PDK’së për mosmbajtjet e zgjedhjeve, atëherë javën e ardhshme e mbledhim Kuvendin dhe e shpërbëjmë Parlamentin”, ka deklaraur Konjufca.

“Secili do ngritë dorën për shpërbërje të Parlamentit dhe atëherë e anashkalojmë rolin e Presidentit, duke bërë që zgjedhjet të mbahen 45 ditë pas shpërbërjes”

Konjufca gjithashtu ka thënë se nuk ka bashkëpunim parazgjedhor me PSD’në. / Gazeta Express/