Konjufca tregon arsyen e prishjes mes Ramës dhe Kurtit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ftuar në në T7 ka folur rreth raporteve mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama.

I pyetyr nëse pjesëmarrja e Kurtit ka ndikuar në zgjedhjet e Shqipërisë në këtë raport ai ka thënë se raportet mes të dy vendeve diktohen nga ndjekja e interesave nacionale.

“Për mos me dashtë Republika e Shqipërisë me lanë Albin Kurtin me votu nuk është dashtë me ja dhanë pasaportën. Është e drejtë elementare”, u shpreh Konjufca.

“Unë nuk mendoj se ka qenë fare problem kjo për Republikën e Shqipërisë dhe nuk mendoj që relacionet tona janë të tilla për atë punë. Unë mendoj se shumë më shumë relacionet tona i dikton rruga të cilën ne e ndjekim në interesat madhore nacionale. Ajo e dikton pastaj edhe raportin tonë por jo sepse Vetëvendosja e ka një degë në Shqipëri, jo pse Albin Kurti e ka pasaportën e Shqipërisë dhe sikur ai sikur plotë deputetë të Kosovës kanë qenë dhe kanë votuar atje. Ma merr mendja se kjo aspak s’bën problem për Republikën e Shqipërisë”, thotë Konjufca.

“Problem është kur ti del në konferencë për shtyp dhe kryeministrat janë në drejtime të kundërta sa i përket një projekti të madh rajonal. Atëherë dmth është problem’, shtoi Konjufca.