Konkurs për ushtarë aktivë në FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj, ushtarë aktivë.

Siç është bërë e ditur në njoftim, konkursi do të jetë i hapur nga 10 gushti, deri më 21 gusht.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Njoftimi i ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.

Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Për informata plotësuese; www.mod.rks-gov.net; në nr.tel: 038-603-199 ose 038-603-355.
BËHU REKRUT I FSK-së!

BËHU USHTAR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS!.

 

 

Tags: ,