Konsolidohet grupi anti-Haskuka në VV-në e Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje, qendra e Prizrenit ka zgjedhur Zenun Brestovcin, si kryetar në pikën Piranë.

Lajmin e kanë bërë të ditur sekretari i degës Karafil Haxhillari përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, përcjellë Lajme365.

E pranishme në mbledhjen zgjedhore ishte edhe ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku.

Njoftimi i plotë nga Karafil Haxhillari:

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, mbajti sot Mbledhjen Zgjedhore në Pikën “Piranë”, akt ky me të cilin u zgjodhë struktura e re e Pikës.

Kryetar i pikës u zgjodh Zenun Brestovci, poashtu u zgjodhën anëtarët e kryesisë dhe delagatët e Pikës në Këshillin e Qendrës.

Suksese strukturës së Pikës!

/lajme365.com