Konsulli i shkarkuar në Gjermani, e quan Konjufcën Ministër i Burdushit.

Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të udhëhequr nga Glauk Konufca, për shkarkimin e konsujve, ka nxitur reagime edhe nga këta të fundit.

Lutfi Bilalli, i cili deri dje shërbeu në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjermani (Frankfurt), ka dhënë një deklaratë të ashpër ndaj personave që e larguan nga puna.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dje ka marrë vendim për të shfuqizuar disa vendime, që ai thotë ishin të kundërligjshme, lidhur me një numër të madh të konsujve në vende të ndryshme.

Konjufca shkarkoi nga detyra 14 konsuj, ndër ta edhe Lutfi Bilalli Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani, raporton Lajme365.

Konjufca shfuqizon vendimet e emërimeve të 14 konsujve

Lutfi Bilali ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të Vushtrrisë në zgjedhjet e vitit 2017.

Në një reagim  në Facebook Bilalli me shumë gabime drejtshkrimore ka reagur për vendimin e Glauk Konjufcës për shkarkimin e tij, duke e krahasuar me spastrime politike të viteve 1981 dhe 1990.

Ky është reagimi i Lutfi Bilallit./Lajme365/.

 

Qeveria Kurti mori detyrën më 3 shkurt, e për këto 18 ditë ka larguar nga pozita hiç më pak se 26 zyrtarë, duke nisur me drejtorin e Doganave ditë më parë e deri tek konsujt që u shkarkuan ditën e djeshme.

Për 18 ditë, Qeveria Kurti shkarkoi 26 zyrtarë