Konsumatori gjen copëz hekuri në suxhuk në një market në Podujevë

Copëza hekuri janë gjetur në suxhuk pasi që një blerës kosovar e kishte blerë atë.

Blerësi ka thënë për Indeksonline se produktin vendor e kishte blerë në një market në Podujevë.

Copëza që është një lloj buloni është vërejtur pasi që kishte prerë në mes suxhukun të cilin e kishte blerë për familje.

Ndër të tjera blerësi ka treguar edhe emrin e produktit dhe të marketit ku është blerë suxhuku.