Konsumimi i sasive më të mëdha të kripës, shkakton ngritje të shtypjes së gjakut.

Kripa dhe Hipertensioni – Kripa është thelbësore për jetën, megjithatë ajo konsumohet shumë më tepër sesa që është e nevojshme. 

Kripa përbëhet nga natriumi dhe klori dhe është natriumi në kripë që mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Konusmimi i tepërt i Natriumit, me kohë do të rritë rrezikun për hipertension, i cili është një prej faktorëve më të rëndësishëm të rrezikut për sëmundje të arterieve të zemrës.

Për një zemër të shëndoshë është me rëndësi te kufizohet sasia e kripës që konsumohet.

Për ulje të tensionit si dhe zbritje të rrezikut për sëmundje të zemrës, rekomandohet që të rriturit të most konsumojnë më shumë se 5 g të kripës (që dmth 2000 mg të Natriumit) në ditë. Kjo sasi është përafërsisht pak më pak se një lugë e vogël kripe në ditë.

Konsumimi i sasive  më të mëdha të kripës, shkakton ngritje të shtypjes së gjakut.

Ulja e sasisë së kripës së konsumuar e ul shtypjen e gjakut, mirëpo se sa e ul varet edhe prej faktorëve të tjerë si mosha, aktiviteti fizik, pesha dhe stresi emocional.