Kontrollohen edhe sallat e dasmave

Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka realizuar inspektimin e 41 objekteve hoteliere ku bëhet organizimi i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme.

Në njoftimin e Zyrës për Informim të Komunës së Prizrenit theksohet se në kuadër të këtij aksioni, masat e përgjithshme dhe të veçanta janë orientuar për sigurim të:
– ujit të pijshëm
– ruajtjes së kushteve higjienike
– sigurimit të gjendjes së rregullt sanitare të artikujve ushqimorë
– kryerja e masës së DDD (Dezinfektim-Dezinsektim-Deratizim)
– sigurimi i mjeteve për pastrim dhe dezinfektim
– mënjanimi higjienik i mbetjeve ushqimore dhe hedhurinave të tjera
– sigurimi i kontrollit shëndetësor në bacilbartje për personelin
– masat tjera të përcaktuara me ligje dhe rregullore.

Në njoftimin gjithashtu theksohet se ky inspektim ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe kontrollit të cilësisë së ushqimit të konsumuar në këto lokale.