Korab Sejdiu befason me vendimin e tij për zgjedhjet

Ish deputeti Korab Sejdiu ka marrë vendim befasuas në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 6 tetorit.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në rrjete sociale, Korab Sejdiu ka bërë të ditur se nuk do të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Kryesisht për arsye të natyrës personale/familjare, unë kam marrë vendimin jo të lehtë që të mos kandidojë për edhe një mandat si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sejdiu.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ka pasë oferta për bashkëpunim nga LDK dhe LVV. “Duhet theksuar se jam tepër mirënjohës për ofertat e jashtëzakonshme të bashkëpunimit që më kanë ofruar LDK dhe LVV, të cilat tregojnë për qëllimin e këtyre dy partive (që do të doja të kishin garuar bashkë) që qeveria e ardhshme të ketë njerëz të vullnetit të mirë që kanë synim të vetëm një Kosovë të përparuar dhe jetë të mirë për qytetarët e saj”, ka shkruar ish deputeti Sejdiu.

Ky është postimi i plotë i Korab Sejdiut: