Korishë: Dolën rezultatet për 25 persona të testuar për Coronavirus

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se pas testimit të 25 mostrave të familjarëve dhe kontakteve të gruas nga Korisha të gjithë kanë rezultuar negativ.

Kur dalin testet e 25 personave nga Korisha që kishin kontakte me gruan e prekur nga COVID-19?

“Sapo u informuam nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që 25 mostrat që janë marrë nga familjarët dhe kontaktet e gruas nga Korisha, kanë dalur negative. Pra sot nuk ka infektime të reja nga virusi COVID-19 në Komuna e Prizrenit”, ka shkruar Haskuka në facebook.

Tutje Haskuka i ka bërë thirrje qytetarëve që të i përmbahen masave të vendosur nga institucionet.

“Ky është një lajm shumë i mirë, por sidoqoftë nuk duhet të relaksohemi ngase simptomet e virusit COVID-19 mund të shfaqen pas 2 jave. Prandaj ftoj qytetarët që të vazhdojmë t’i përmbahemi masave ashtu siç kemi bërë deri më tani”, ka theksuar ai.

Më 2 prill pas tri rasteve pozitive me COVID-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky fshat të futet në karantinë.