Kosova dhe Shqipëria shqyrtojë të gjitha mundësitë për pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka vizituar Shqiprinë, ku është takuar me hiomologun e saj nga Tirana, Erion Braçe.

Halimaj njofton se në këtë takim ka kërkuar nga zv/kryeministri Braçe që Qeveria Shqiptare t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit për të gjithë qytetarët e Kosovës deri më 15 shtator.

Ajo ka falënderuar zv/kryeministrin Bare i cili u zotua se çështjen e taksës në Rrugën e Kombit do ta ngrisë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Shqipërisë, si dhe shprehu angazhimin e tij dhe vullnetin e shprehur në realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, ka shkruar Halimaj në Facebook, përcjell Lajme365.

Balaj-Halimaj ka kërkuar që brenda këtij muaji të eliminohen të gjitha barrierat që po pamundësojnë jetësimin e plotë të marrëveshjeve të arritura më herët siç është pika doganore e Kosovës në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve reciproke për eksport dhe import, si dhe kërkesën e Odës së Farmacistëve të Kosovës për listën e çmimeve të barnave.

Ajo ka njoftuar se në këtë takim është biseduar edhe për organizimin e mbledhjes së dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër.

Halimaj ka thënë se me kënaqësi do t’i vazhdoj projektet e nisura në kohën e koordinatorit kombëtar të dy qeverive, z. Fatmir Limaj, dhese  përkushtimi im do të jetë në funksion të jetësimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura më herët dhe marrëveshjeve të reja mes dy vendeve që për qëllim kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve andej e këndej kufirit. 🇦🇱🇽🇰🤝, ka shkruar ajo./lajme365.com