Kosova do të marrë pjesë në Samitin e OKB për Klimën

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka bërë të ditur se po merr pjesë në Samitin e OKB për Klimën.

“Me ftesë zyrtare të Ministrit të Mjedisit e Klimës së Emirateve të Bashkuara Arabe Thani Ahmed Al Zeyoudi, sot arrita në Abu Dabi për të marrë pjesë në konferencën dy ditore për përgatitjet për Samitin e OKB për Klimën që do të mbahet në shtator në New York.” ka shkruar Matoshi.

Image may contain: 1 person, suit and indoor

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për lidhjen e urave të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me vende të tjera, dhe për rrugën tonë drejt antarësimit në organizata ndërkombëtare. Në hapje të kësaj konference pata rastin të takoj shumë homologë nga vende të botës dhe poashtu edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.” ka shtuar Ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi.