Kosova e shkatërron Lituaninë, i dergon mesazh Suedisë e Spanjës

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll e ka shkatërruar Lituanin me rezultat 4-0, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golat për “Dardanët” i shënuan Arbër Zeneli (×2), Vedat Muriqi dhe Besar Halimi, raporton LAJME365.

Kosova dominoi ndeshjën që nga fillimi, por ishte e pafat në disa mundësi të mira, derisa Zeneli zhbllokoi rezultatin në minutën e 27-të.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë Kosova me anë të një loje fantastike arriti të shënonte edhe tre gola të tjerë, duke e mbyllur takimin me rezultat 4-0.

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi e dyfshoi rezultatin në minutën e 63-të, kurse Zeneli shënoi golin e tretë për Kosovën dhe të dytin personal në këtë takim në minutën e 71.

Goli e fundit e shënoi Besar Halimi në mimutën e 79-të.

Deri në fund Kosova pati edhe disa mundësi tjera shënimi, por rezultati mbeti 4-0.

Me këtë fitore Kosova i dërgon mesazh të qartë Suedisë dhe Spanjës se nuk do ta kenë aspak të lehtë përballjen me “Dardanët”.

Kujtojmë  që të dielen me 28 mars, Kosova do ta pres në Prishtinë, Suedinë, ndërsa me 31 mars do të ndeshet me Spanjën, ndeshje që do të zhvillohet në Sevilla./lajme365.com