Kosova e Shqipëria, marrëveshje për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, sot, do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë. 

“Sot, me datë 29 maj 2019, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, do të nënshkruhet “Memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë, mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar, Ardi Veliu.