Kosova ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19 që kur u shfaq pandemia

Kosova sot me 75 raste të reja të regjistruara me COVID-19, ka prekur numrin e përgjithshëm të 2 mijë e 18 rasteve me këtë virus.

Në anën tjetër, 38 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID-19. Me këtë numër, numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend nga coronavirusi është 1018.

Aktualisht Kosova në ditën e 99 të pandemisë ka 1021 raste aktive me COVID-19, numri më i lartë ky që kur është shfaqur pandemia.

“Sot më 20 qershor 2020,  janë shëruar 38 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste.  Nga data 08 shkurt  deri më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.078 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.073 raste, me gjithsej 35 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka bërë të ditur IKShPK.