Kosova lidere në rajon për qasje në internet


Innovation Centre Kosovo ka publikuar një raport të EUROSTAT-it mbi nivelin e qasjes së banesave/shtëpive në internet.

Sipas këtij raporti Kosova prin bindshëm në nivel të Europës Juglindore me 95% te banesave/shtepive me qasje në internet.

Madje, shkalla e qasjes së banesave/shtëpive në internet është më e lartë edhe se e disa shteteve europiane sikurse janë Spanja, Portugalia, Polonia e të tjerë.