Kosova mëson sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve, ja me cilat kombëtare mund të jetë në grup

Kosova do të jetë edhe njëherë pjesë e shortit të Ligës së Kombëve.

Do të jetë në ora 18:00 dhe në Nyon të Zvicrës shorti i cili rrezikon që Kosovës t’i sjellë kundërshtarë të rrezikshëm, transmeton GazetaBlic Sport.

Dardanët janë në vazon e tretë dhe mund të shortohen me kombëtare si Turqia që gjendet në vazon e parë, Maqedonia e Veriut apo edhe Greqia të cilat janë të vendosura në vazon e dytë. Ndërkohë, kombëtare për t’u shmangur janë edhe Sllovakia, Irlanda e Veriut apo edhe Bullgari.

Sakaq, në këtë short të kalueshme për Kosovën duken Luksemburgu, Gjeorgjia apo edhe Gjibraltari e Ishujt Faroe. Megjithatë, mbetet të presim për shortin e orës 18:00, për të kuptuar nëse Kosova do të ketë fat te goglat dhe të shpresojë më pas në një kualifikim të mundshëm për në Europianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.