Kosova nderoi nobelistin e paqes, Ernesto Kahan me Çmimin “Doctor Honoris Causa”

Kolegji AAB sot ka nderuar me Çmimin “Doctor Honoris Causa”, nobelistin izraelito-argjentinas, z.Ernesto Kahan, me motivacionin: për kontributin e vazhdueshëm për promovimin e paqes në botë përmes artit dhe leterësisë.
Me Çmimin “Doctor Honoris Causa”, nga Kolegji AAB sot u nderua edhe historiani shqiptar, z.Uran Butka, me motivacionin: për kontributin e dhënë historisë, leterësisë dhe kulturës shqiptare.

Në cermoninë e laurimit morën pjesë përfaqësues shtetërorë të vendit, përfaqësues të shoqërisë civile, profesorë e studentë. Lulzim Tafa, rektor i Kolegjit AAB, u shpreh se “Z. Ernesto Kahan është një ndër personalitet e shquara botërore që jetën e tij e ka vënë në shërbim të shkencës, letërsisë e artit, e mbi të gjitha në shërbim të paqes. Bota me zotin Kahan ndjehet më e fortë dhe më e sigurtë. Ndërsa, i laureuari tjetër i sotshëm z. Uran Butka, një personalitet i përmasave kombëtare, historian, shkrimtar, studiues, disident, intelektual i kohërave të vështira për Shqiprëinë dhe shqiptarët, njeri që ka bërë shumë, që ka punuar dhe ka sakrifikuar shumë. Veprat e Uran Butkës janë të një rëndësie dhe peshe të veçantë në historinë dhe leterësinë shqipe”, tha rektori Tafa.

Në fjalën e tij falënderuese, Ernesto Kahan tha se Kosova është vendi që duhet të dijë e gjithë bota për të. “Kur ju vizitoj juve, të gjithë me thonë: ne jemi shtet i vogël, por unë e di dhe e ndjej që ju jeni një shtet i madh, me kulturë të mrekullueshme dhe histori të gjatë. Të gjithë ju si popull jeni krenarë për identitetin dhe gjuhën tuaj. Unë mendoj se bota duhet të dijë më shumë për ju”, u shpreh z. Kahan.