Kosova, një histori e dhimbshme por me pritje të mëdha!?

Shkruan Cemil LUMA:

Vitet e tetëdhjeta dhe fillimi i të nëntëdhjetave ishin vitet e vështira ku kërkohej solidarizimi,angazhimi dhe sakrifica në mbështetjen e jetës paralele institucionale me theks të veçantë arsimit, shëndetësisë dhe organizimit të mbrojtjes civile.
Ne, të cilët i takojmë një gjenerate së cilës rexhimi i Rankoviçit famëkeq dhe më pas edhe të atij të kasapit të Ballkanit SllobodanMilosheviqit, popullit shqiptarë turq dhe atij jo-serb ia nxiu jetën me shumë vuajtje dhe tortura çnjerëzore, me presion psikologjik dhe fizik për shpërngulje nga vendlindja dhe ndarje nga familjet e tyre, u mobilizuam për të iu përgjigjur kësaj të keqe, e cila kishte filluar qëta ngulfattëtëtë ekzistuarit e popullit të Kosovës, deri të atë masë sa të luftojë për jetë apo vdekje.
Mbas të gjitha këtyre sakrificave shekullore dhe më sublime të popullit të Kosovës; bijve dhe bijave më të dashura të saj, luftës çlirimtare dhe me përkrahjen së botës demokratike, Kosova doli nga lufta jo të barabartë.Nga lufta gjenocidiale bazuar në spastrimin etnik, të shkaktuar nga rexhimi serbomadh, me pasoja të rënda të humbjes dhe zhdukjes mate dashurve dhe të shkatërrimit të gjithëçkafit të vlerave njerzore në tër teritorin e qyajtur“tokës së djegur”, Kosova doli fitues.
Tani me çlirimin e Kosovës nga represioni nacionalist serbomadh, filloi ndërtimi i shtetit të Kosovs të re, ku të gjithë qytetarët e saj pa dallime përkatësie etnike, racore, religjioze, politike dhe statusi social do të bashkë-jetonin dhe ndërtonin të ardhmen e tyre, ndryshe nga ajo e përparshmit. Për këtë qëllim, ne të cilët e ndjenim si obligim madhor, filluam që ta japim kontributin tonë të pamohueshëm si më par në të gjitha poret e jetës, për një shtet ku barabarësia është vlerë, ku respektimi i ligjit është më shumë se një detyrim ligjor, ku respekti për njëri tjetrin është bazament i rrugëtimit të përbashkët drejt një shoqërie me vlera të demokracisë së avancuar.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve, gjatë vitit 2001, si një aktivist i përkushtuar nga komuniteti turk në Kosovë, patëm një vizitë tek presidenti historik Dr.Ibrahim RUGOVA, me përfaqësuesin zyrtarë për zhvillime strategjike të Qeverisë së Turqisë, me ç ‘rast presidentit iu bë ftesa për ta vizituar Republikën e Turqisë. Aty gjetëm një gatishmëri të pamohueshme të presidentit Dr.Ibrahim RUGOVA për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Turqisë, por ku edhe Turqia u zotua se do të angazhohet maksimalisht për ta ndihmuar Kosovën, që të zë vendin e merituar në arenën ndërkombëtare.
Presidenti historik Dr.Ibrahim RUGOVA u zotua se do të kujdesej që komuniteti turk të jetësoj ëndrrën e vet për një jetë të dinjitetshme me të gjitha standardet demokratike, për çka unë e falënderova përzemërsisht.
Komuniteti turk dhe jo vetëm, vazhdojnë të besojnë se Kosova është në rrugën e duhur drejt konsolidimit të një shoqërie me vlera të mëdha demokratike dhe shembull për regjionin, ku të gjitha pakicat etnike do ti realizojnë të drejtat e tyre në standardet më të larta.
Tani në kohën mbas 22 vitesh të përfundimit të luftës dhe kur po kremtojmë 13 vjetorin e themelimit të shtetit të pavarur dhe sovran, lidershipi ynë politik akoma nuk po mund të arrin konsolidimin e plotë të shtetësisë së Kosovës, shtetësi e cila po vazhdon që të sfidohet nga shumë dukuri negative, të dëmshme për shëndetin e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Politizimi i skajshëm i futur thellë në të gjitha poret e jetës shoqërore dhe institucionale, korrupsioni, nepotizmi dhe sfidimi i sundimit të ligjit janë vetëm disa pengesa të cilat po e ngadalësojnë rrugëtimin e Kosovës drejt fuqizimit të shtetësisë së saj dhe integrimit në strukturat euro – atlantike.
Këto fenomene të shfaqura në Kosovë për një kohë të gjatë po e rendojnë dukshëm jetën e qytetarit pa dallim, duke i lënë të pa shpresë për një të ardhme premtuese dhe duke u lënë rrugëdalje të vetme braktisjen e vendit dhe kërkimin për një jetë më të mirë nëpër vende të ndryshme të perëndimit.
Liderët e të gjitha partive politike dhe bashkëpunëtorët e tyre u pasuruan shpejtë dhe jashtëligjshëm, në kurriz të qytetarëve të Kosovës, duke e krijuar një hark vicioz të pacenueshëm për ta, nga kushdo qoftë tjetër, pa marr parasysh se cili subjekt politik qeverisë me vendin! E tërë kjo e vë në lajthitje qëndrueshmërinë e shtetësisë së Kosovës dhe e humb besimin tek qytetari, për një shtet tëbarabartë për të gjithë, ku askush nuk është mbi ligjin dhe ku të rinjtë mund ta projektojnë tëardhmen e tyre.
Është momentumi i fundit që lidershipi kosovar ta tregoj maturinë e duhur, përpjekjen e sinqertë për shtet ndërtim dhe konsolidim institucional, gjithnjë duke e promovuar sundimin e ligjit, si çelësin e suksesit të rrugëtimit drejt shtetësisë funksionale dhe të qëndrueshme.
Në këtë kontekst, Kosova ka nevojë për një parlament stabil dhe funksional me përfaqësues të denjë të qytetarëve të Kosovës, me shumicë të deputetëve shqiptar. Me gjithë respektin për komunitetet pakicë, të cilët duhet që ti gëzojnë të drejtat e plota sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës, një gjë e tillë do të ishte më produktive për vendimmarrjen dhe do ta minimizonte mundësinë për veprime destruktive, në këtë rast sikurse Lista Serbe.
Duke u bazuar në përvojat në të kaluarën dhe pritjet e mëdha të cilat i kam, po i jap vetes të drejtën që zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit të jenë kthesë vendimtare kah e mira dhe e mbara për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Shpresoj në reflektim pozitiv të të gjithë akterëve relevant, në krijimin e një qeverie të re, me institucione të qëndrueshme dhe mirëkuptimi e bashkëpunimi të sinqertë në mes subjekteve politike, duke mos kushtëzuar emërimin e presidentit/es.

Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe miqtë e saj