Kosova nxjerr barazim në Podgoricë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka barazuar sonte në Podgoricë me Malin e Zi, në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Euro 2020.

Në një ndeshje ku pothuajse gjatë gjithë ndeshjes kanë mbizotëruar dardanët, Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se 1 pikë.

Golashënues i vetëm i Kosovës në këtë ndeshje ishte ylli vushtrrias, Milot Rashica i cili shënoi në minutën e 25-të. Golin e barazimit për malazezët e shënoi Stefan Mugosa në minutën e 69-të.

Kosova aktualisht zë vendin e tretë në grup me gjithsej 2 pikë të grumbulluar. Në Grupin A prinë Anglia me 6 pikë, përcjellur nga Çekia me 3 pikë. Pas Kosovës rradhiten Bullgaria dhe Mali i Zi të cilët gjithashtu kanë nga 2 pikë.

Kombëtarja e Kosovës me barazimin e sotëm ka vazhduar trendin e rezultateve pozitive duke mos shënuar humbje nga 9 tetori 2017, kur u mbosht për herë të fundit nga Islanda me rezultat 2:0.