Kosova po trajton procedurat për gjetjen e mbetjeve mortore në Rashkë

Gjetjen e mbetjeve mortore e kanë konfirmuar edhe nga Serbia, ekspertët nga Kosova tregojnë procedurat.

Pas disa ditësh angazhim, u ndalua puna për gërmimin e mbetjeve mortore në Rashkë të Serbisë.

Kjo për arsye procedurale, ku lënda tani më ka kaluar në Gjykatën e Serbisë.

E tani, nevojitet një leje nga Gjykata për të vazhduar puna e delegacionit kosovar aty ku e kanë lënë.

Por, pse nevojitet kjo leje tregon drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Në këtë rajon, Gërxhaliu thotë që janë duke punuar që nga 2015, ndërsa sipas tij nevojitet akoma kohë deri në përfundim të procedurave.

Ky tutje tregon se a mund të pengoj dikush këtë proces.

Nga ky delegacion gjithashtu kanë bërë thirrje që të mos nxitohen për të deklaruar në lidhje me numrin e mbetjeve mortore pasi që ende nuk ka ndonjë informacion të tillë.

Ndërsa, premtojnë që cdo hap që të mirret do të jenë prezent në vendngjarje.

Ndërkohë, konfirmimi për gjetjen e trupave ka ardhur edhe nga Komisioni për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Serbisë.

Ndërkohë, gjatë tre muajve të fundit, janë 6 lokacione në Kosovë, ku po gërmohet për gjetjen e trupave të pagjetur.

Ku katër lokacione janë në veri të Mitrovicës, një lokacion në Istog dhe një tjetër në Skenderaj, e që nga këto lokacione janë gjetur 9 trupa të viktimave të luftës së fundit në Kosovë./Express