Kosova themelon Fondin Rinor

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Rinisë 2019-2023.

“Kjo është strategji gjithëpërfshirëse e Ministrisë së Rinisë dhe ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshave 15 – 24 vjeç, duke nxitur edhe bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe ndërmjet organizmave qendrorë dhe atyre komunalë për të fuqizuar politikat dhe programet rinore.” ka deklaruar Ministri Gashi.

Përmes Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Rinisë 2019-2023, Qeveria e Kosovës synon përafrimin e të rinjve kosovarë me parimet dhe praktikat më të mira evropiane, në veçanti me nevojat që i ka rinia në Kosovë.

Pjesë e Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Rinisë 2019-2023 është edhe Fondi Rinor, përmes së cilës synohet që të ofrohet përkrahje më e madhe për politikat rinore në vend.