Kosova U-21 publikon listën ndaj Anglisë

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka zbardhur listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Anglisë.

Dardanët e rinj do të përballën me ‘Tre Luanët’ në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 4 shtator.

E për këtë takim të rëndësishëm për kualifikimet e kampionatit evropian Euro 2021, Prekazi ka ftuar 23 futbollistë.

Nga 23 futbollistët e ftuar, tetë prej tyre janë nga elita e futbollit kosovar.

Vlen të theksohet se pas kësaj ndeshje, Arbenit Xhemajli dhe sulmuesi i Dinamo Zagreb, Lirim Kastrati do të bashkohen me Kosovën A për takimin ndaj Greqisë.

Kosova U21 do të luaj ndaj Anglisë më 4 shtator në Prishtinë me fillim nga ora 19:00. /Telegrafi/