Kosova U21 pëson humbje të thellë ndaj Austrisë U21

Kosova U21 ka pësuar humbje të thellë në udhëtim tek Austria U21 në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Vendasit arritën të arkëtojnë pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4 me 0.

Ishte Raguz ai që shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 14.

Më pas, dy gola i shënoi Friedl në minutën e 20 dhe 69.

Kurse golin e fundit në këtë përballje e shënoi Lovriq nga penaltia në minutën e 74.

Rastin më të mirë për “Dardanët” e pati Valdrin Mustafa, i cili në fund të ndeshjet përkundër që e kaloi edhe portierin nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë. / Koha.net

Image