Kosova vazhdon ngritjen në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka vazhduar ngritjen e saj në renditjen e FIFA-s.

Kosova është ngritur në pozitën e 120 nga pozita 119 të cilin e kishte muajin e kaluar.

Në ngritjen e Kosovës ka ndikuar fitorja prej 2 me 1 ndaj Çekisë në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Kombëtarja e Belgjikës vazhdon të kryesojë renditjen e FIFA-s, e pasuar nga Franca, Brazili, Anglia e Portugalia.