Lajm i keq për Daçiçin, Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Antigua dhe Barbuda

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, sot ka nënshkuar Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Antigua dhe Barbuda, me Ambasadorin e këtij shteti në SHBA, Ronald Sanders.

Antigua dhe Barbuda është shtet i vogël ishullor në Oqeanin Atlantik, përkatësisht në Detin e Karaibeve.

Ambasadori Çitaku me këtë rast është deklaruar se Antigua dhe Barbuda luan një rol dinamik në çështjet e Karaibeve dhe të Hemisferës.

Në ceremoninë e nënshkrimit, dy ambasadorët shprehën pikëpamjen e përbashkët se ndërlidhja globale në telekomunikacion dhe transport ofron mundësi reale për tregti, investime dhe turizëm.

Nënshkrimi i marrëveshjes vjen përkundër lobimit intensiv të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Daçiç, për të penguar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtetet tjera.

Image result for antigua and barbuda
Image result for antigua and barbuda political map