Kosova vendoset në harten e Apple

Apple ka vendosur Kosovën në hartë. Peticioni “Put Kosovo on Apple Maps” duket se ja arriti qëllimit, ndërsa 197 mijë e 175 persona e nënshkruan atë.

Nismës për vendosjen e Kosovës në hartat e Apple, përveç qytetarëve, i ishin bashkuar edhe shumë kosovarë të suksesshëm nëpër botë.

Ndër emrat e njohur ishin edhe këngëtaret: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Ato kishin shpërndarë nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale kërkesën ndaj Apple, për ta vendosur Kosovën në hartë.

Po ashtu, fushatës iu bashkuan edhe politikanët kosovarë, ku Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë se aplikacionet e Apple janë zhvilluar në Kosovë, prandaj qartazi Kosova është pjesë e botës së Apple.

Tags: , ,