Kosovare Asllani shpallet futbollistja më e mirë për muajin nëntor

Kosovare Asllani e ka fituar një çmim tejet të rëndësishëm gjatë ditës së sotme.


Falë paraqitjeve të mira në muajin e kaluar, ajo e fitoi çmimin e futbollistes më të mirë të muajit nëntor.

Gjatë këtij muaji, ajo shënoi gjashtë gola në pesë paraqitje.

Ndryshe, futbollistja mitrovicase është bërë protagoniste me skuadrën e Real Madridit.

Ndeshje pas ndeshje, ajo vazhdon t’i shënojë skuadrave kundërshtare.