Kosovarët i bashkohen Festës së ShBA-së, ngrihet flamuri në sheshin “Bill Clinton”

Në nderim të 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, Garda Ceremoniale e FSK-së ka bërë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin që mban emrin e ish-presidentit Bill Clinton, raporton EkonomiaOnline.

Ky aktivitet u organizuan në bashkëpunim me shoqatën “Miqtë e Amerikës” dhe FSK-ja.

 Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi ka uruar Ditën e Pavarësisë së ShBA-së, dhe është shprehur mirënjohës ndaj popullit amerikan për ndihmën që i ka dhënë Kosovës.

“Populli Kosovës për nder të Pavarësisë së ShBA-së, edhe këtë vit kemi bërë nderë siç bëjmë çdo vit, bëmë ngritjen e flamurit amerikan. I treguam popullit amerikan që nuk harruam të mirat e atij shteti. Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët” tha ai.

Hajrush Kurtaj drejtor i departamentet civil – ushtarak në FSK uroi Amerikën për Pavarësinë.

“Uroj festën e Pavarësisë së Amerikës edhe shqiptarëve të Amerikës, këtë feste e kemi të përbashkët. Zoti e bekoftë popullin shqiptar dhe amerikan” tha ai.