Kosovarët pa viza në Superkupën Liverpool-Chelsea

(nga TopSporti.com) – Fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpool, do të ndeshet me fituesin e Europa Ligës, Chelsea, në kuadër të ndeshjes për Superkupën e Evropës.

Kjo ndeshje ka marrë konfirmimin sot, për datën më 14 gusht në Stamboll te stadiumi i Besiktasit me fillim prej orës 21:00.

Liverpool është ekipi i fundit anglez që ka fituar Superkupën, duke triumfuar në vitin 2005.

Liverpool gjithashtu do të ketë edhe ndeshjen e Superkupës së Anglisë, Community Shield, ndaj Manchester Cityt, që pritet të konfirmohet me 3 ose 4 gusht – dhe ekipin e Jurgen Kloppit, në gusht e presin dy duele të vështira, por që mund të sjellin edhe 2 trofe në vitrinat e klubit.