Presidenti Ilir Meta i pasionuar pas natyrës së Kosovës

Kur jemi në vlugun më të madh të sezonit veror e kur plazhet e Shqipërisë janë të stër-mbushura me turistë nga e gjithë Evropa e veçanërisht nga Kosova, Presidenti Meta po e preferon turizmin malor dhe bukuritë natyrore të Kosovës.

Janë të shpeshta momentet dhe fotografitë që postohen nga Ilir Meta në profilet zyrtare në rrjete sociale, e që në fokus kanë lokacione piktoreske anembanë Kosovës.

Kësaj radhe, mëngjesi e gjen familjen Meta në peisazhin e bukur të Prevallës, që si duket do jetë pikënisja e pushimeve vjetore për familjen Meta.