Kosovarja 14-vjeçare, kampione e matematikës në Cyrih

14-vjeçarja, Dorea Robelli, është kampione kantonit të Cyrihut në garën e matematikës.Lajmin për të e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila ka thënë se gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për kosovarët.


Ambasadorja ka shkruar se diaspora po ua flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport.
“Më lejoni tua prezantojë Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë. Dorea është 14 vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!”, ka shkruar Çitaku.