Kosovë – Suedi, formacionet e mundshme

Kosova do të jetë nikoqire e Suedisë në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për eliminatoret e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Dardanët e nisën vitin 2021 me një ndeshje miqësore të fituar 4-0 ndaj Lituanisë, derisa Seudia mori tri pikë në ndeshje zyrtare ndaj Gjeorgjisë pas fitores 1-0.

Do të jetë një sfidë jashtëzakonisht interesante në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku djelmoshat tanë do të synojnë të shkaktojnë befasi.

Por trajneri Bernard Challandes ka disa mungesa për këtë takim si ajo e Amir Rrahmanit, Ibrahim Dresevic, Herolind Shalës, Arijanet Muric dhe së fundmi Valon Berishës.

Kjo ka detyruar trajnerin zviceran që t’i bëjë disa ndryshime në formacion për këtë sfidë.

Në portë pritet të jetë përsëri kapiteni Samir Ujkani, derisa Florent Hadergjonaj ndodhet në krahun e djathtë e Benjamin Kololli rikthehet në të majtin.

Në qendër të mbrojtjes pritett ë vazhdoj të luaj Mërgim Vojvoda së bashku me Fidan Alitin në mungesë të Ibrahim Dresevic për shkak të kartonëve.

Hekuran Kryeziu do të jetë lider në mesfushë, derisa vendin e Valon Berishës të lënduar do ta zë Idriz Voca.

Katërshja ofensive nuk pritet të ndryshojë, me Milot Rashicën, Bersant Celinën e Arbër Zenelin që do t’i japin ndihmë Vedat Muriqit.

Në anën tjetër te suedezët nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga loja e fundit, përveç mesfushorit Albin Ekdal që nuk ia ka dalë të rikuperohet.

Nordfeldt do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Lustig, Lindelof, Helander e Augustinson.

Në mesfushë pritet të jenë lojtarët si Kulusevski, Claesson, Olsson e Larsson, derisa dyshja e sulmit përbëhet nga Zlatan Ibrahimovic dhe Aleksander Isak. /Telegrafi/

Tags: , ,