Kosovë U21 zbulon listën e lojtarëve me të cilët do të luajë kundër Anglisë

Është publikuar lista e lojtarëve me të cilët do të luaj ekipi i përfaqësueses së Kosovës U21 ndaj Anglisë U21.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me 0 shtator 2019, ku përfaqësuesja e Kosovës do të jetë mysafire në Angli, raporton KTV.

Në këtë listë mund të vërehen disa lojtarë të rinj, që i janë bashkuar ekipit të Kosovës, si Valdrin Mustafa, Gëzim Pepsi e Arton Zekaj.

“Jemi duke e formuar boshtin e skuadrës dhe këta lojtarë janë të ftuar për shkak të talentit që kanë dhe besoj që shkallë shkallë do te ngritemi ngadalë”, ka deklaruar përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Rafet Prekazi. / Koha.net