Kosovës i aprovohet një financim milionësh nga Washingtoni për të përballuar situatën me pandeminë COVID-19

Ministri i Financave Besnik Bislimi ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) aprovoi financimin për Kosovën në vlerë prej 52 milion

” Aprovimi i këtij financimi është bërë i mundur pas një serie të diskutimeve midis ekipit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe atij të FMN-së, mbi vlerësimin e ndikimit ekonomik dhe fiskal të masave që ndërlidhen me virusin COVID 19. ” shkruan Bislmi.

 

Ky është njoftimi i Besnik Bislimit: 

NJE LAJM I MIRE NGA WASHINGTONI

Sot, me date 10 Prill, 2020 Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) aprovoi financimin për Kosovën në vlerë prej 52 milion EUR. Aprovimi i këtij financimi është bërë i mundur pas një serie të diskutimeve midis ekipit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe atij të FMN-së, mbi vlerësimin e ndikimit ekonomik dhe fiskal të masave që ndërlidhen me virusin COVID 19.

Ky financim vjen në një periudhë mjaft kritike për vendin, dhe me këtë rast Ministria e Financave dhe Transfereve vlerëson lart mobilizimin e shpejtë të ekipit teknik të FMN-së dhe aprovimin e menjëhershëm të këtij financimi nga Bordi Ekzekutiv. Në ditët dhe javët në vijim, presim edhe aprovime të financimeve nga institucionet tjera financiare ndërkombëtare, si pjesë e mobilizimit tonë për gjetjen e burime shtesë të financimit, pas boshllëkut të buxhetor , të krijuar nga ngjarjet e fundit.