KQZ gati për zgjedhje, jep betimin anëtari i PDK-së

Ilir Gashi ka dhënë sot betimin para Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe në prani të Kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka.

Me betimin e sotëm të përfaqësuesit të PDK-së, KQZ bëhet me anëtarin e nëntë të saj.

Njoftimin për dhënien e betimit e ka bërë publike vetë Ilir Gashi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale.

Më herët, Presidenti Thaçi kishte emëruar tetë anëtarët e përbërjes së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përfshirë Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Ćemailj Kurtiši, Ercan Şpat dhe Stevan Veselinoviq.