KQZ-ja sqaron: Në listën e votuesve janë të përfshirë edhe votuesit jashtë shtetit

Komisioni Qendror Zgjedhor, bën të ditur se në listën e votuesve që jetojnë në Kosovë janë të përfshirë edhe votuesit jashtë vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për EkonomiaOnline se në regjistrim dhe në vlerësim të popullsisë përfshihen vetëm banorët rezidentë.

“Në listën e votuesve përveç votuesve që jetojnë në Kosovë përfshihen edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit, ndërsa në regjistrim dhe në vlerësim të popullsisë përfshihen vetëm banorët që jetojnë brenda vendit, rezidentët”, tha ai.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të drejtë vote kanë 1 972 466 votues, ndërsa mbi 33 mijë janë larguar nga lista.