KQZ më rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Podujevë, Shpejtim Bulliqi fiton 51.9 % të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar zgjedhjet me 51.9 për qind të votave, transmeton Telegrafi.

LDK është radhitur e dyta me 35.8 për qind ndërsa PDK me 12.3 për qind .

Ndërsa, në Mitrovicën e veriut zgjedhjet i ka fituar Lista Serbe, me kandidatin Milan Radojeviç./Telegrafi/