KQZ: Në zgjedhje kanë marrë pjesë 46.90 për qind e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka mbajtur konferencën e parë për media pas mbylljes së vendvotimeve. Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka në këtë zgjedhje kanë votuar 812 mijë e 984 votues apo 46.90 për qind, shkruan Reporteri.net.


“Duke u mbështetur në informacionet nga qendrat e votimit, që janë mbyllur sipas të dhënave nga 98.3 për qind numri i 46.90 për qind apo 827 mijë e 984 votues. Deri në të njëjtën kohë kishin votuar 44.18 për qind 812 mijë e 49 votues votues”, tha ajo.